AKTUALITET, 29 Mars 2019, 01:20

A do ndihet mungesa e Tahirit në Tiranë? Veliaj: PS është më e fortë se ne të gjithë

A do ndihet mungesa e Tahirit në Tiranë? Veliaj: PS është

Kryebashkiaku Erion Veliaj i ftuar në Opinion ka folur edhe lidhur me mungesën e ish-ministrit të Brendshëm të PS-së, Saimir Tahirin në zgjedhjet lokale.

Veliaj thotë se mungesa e një individi nuk do të ndikojë në fitoren e Partisë Socialiste në kryeqytet.

Diskutimi në studio:

Fevziu: Nëse do të jenë zgjedhjet normale në Tiranë, pra jo garë me një kandidat, a mendoni se largimi i Saimir Tahirit mund të krijojë probleme për Partinë Socialiste, konsiderohej një pikë e fortë në Tiranë?

Veliaj: Partia Socialiste është më e fortë edhe se unë, edhe se Saimiri, edhe se Blerina. Në PS jemi super të mobilizuar, jo vetëm për bashkinë por edhe për këshillin bashkiak sepse na duhet një shumicë që nuk e lënë punën dhe kjo është arsyeja pse Këshilli Bashkiak ka 100 kandidatë.

Disa ditë më parë Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi gjykim e dosjes së përgatitur nga Prokuroria për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin. Pas këtij vendimi Tahiri tha se drejtësia nuk e bën gjithmonë punën e saj por megjithatë ai nuk do ta pranonte kurrë që të ishte kurban i saj.