TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
I ftuar në emisionin “360 gradë” në Ora News, politikani i vjetër dhe në shumë zgjedhje aleat i Edui Ramës, Paskal Milo, është shprehur se, gjuha e përdorur nga kryeministri në Kongresin e Partisë Socialiste, me zhargone dhe fyerje është e palejueshme për një burrë shteti.
“Unë këtu nuk jam përfaqësues i mazhorancës dhe kam ardhur të shfaq mendimet e mija. Sa i përket Kongresit të PS-së, unë nuk ndodhesha në Tiranë, por e ndoqa pjesërisht. Ishte një kongres elektoral, fillimi i një fushate. Brenda mesazheve dhe se si u organizua ishte një përgjigje sfidante, për opozitën shqiptare dhe mënyrën se si ajo ka protestuar. Pastaj sa i përket sitilit dhe fjalorit të Ramës nuk besoj se ju jeni çuditur sepse gjuha e tij mbetet një gjuhë e veçantë, ekspresive,me metafora dhe zhargone, por janë të paljueshme për një burrë shteti, i cili duhet të reflektojë në komunikimin e tij masiv një gjuhë të zgjedhur dhe të dëshmojë urtësi”, u shpreh Milo.
Gjatë mitingut në sheshin "Nënë Tereza" kryeministri Rama nuk kurseu sulmet dhe fyerjet ndaj mediave dhe gazetarëve të pakapur prej tij duke i quajtur kadrinj, derra dhe zuzarë.