TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka deklaruar në emisionin "Opinion", se ai nuk ka asnjë lidhje me vdekjen e Ardit Gjoklajt në Sharrë dhe as me me prokurorin Fusha. Veliaj gjithashtu deklaroi se Ardit Gjoklaj është vrarë në një vend tjetër dhe më pas është transportuar në Sharrë.
“Nuk kam asnjë lidhje, e kam takuar vetëm një herë që kishte celebrimin e djalit. Nuk ishte fare prokurori i kësaj çështje, bashkia nuk ishte fare e përfshirë në këtë çështje dhe siç doli nga tjetër prokuror dhe vendim gjykate ngjarja kishte ndodhur jashtë Sharrës sjellë në Sharrë. Siç kemi patur plot raste kur krimet kryhen në një vend dhe transportohen”, tha Veliaj.
Vdekja e minorenit Ardit Gjoklaj, është një nga ngjarjet që ka shenjuar mandatin e Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës, sepse kryebashkiaku bëri thirrje që qytetarët të punonin në Sharrë, por Gjoklaj që iu përgjigj kësaj thirrje, gjeti vdekjen.
/TPZ.al/