AKTUALITET, 29 Mars 2019, 09:02

Tre partitë kryesore në Hollandë: Të kthehen vizat për shqiptarët

Tre partitë kryesore në Hollandë: Të kthehen vizat për

Gazeta më e madhe në Holandë ‘De Telegraaf’ i ka kushtuar një shkrim të shkurtër kërkesës së disa partive politike në Holandë, të cilat kërkojnë që të kthehen vizat për shqiptarët. Kjo pasi 3 partitë e shohin këtë si e vetmja mundësi për të frenuar fenomenin e krimit të organizuar shqiptar në Holandë.

Kjo masë drastike është mbështetur nga 3 parti kryesore në Holandë, ndër të cilat Partia Socialiste, Partia për Liri dhe Partia Demokristiane. Sipas deputetit Fritsma problemet nisën kur u liberalizuan vizat. “Për këtë mund të prisje, kriminelët përfitojnë kur s’ka kontrolle.”

Edhe deputetja Van Toorenburg, anëtare e të njëjtës forcë politike me Ministrin Holandez për Drejtësi dhe Siguri Grapperhaus, kërkoi direkt rikthimin e vizave për Shqiptaret.

“Unë dua të di kë fusim në shtëpi, dua shumë shpejt një debat me ministrin.” Anëtari i Partisë Socialiste në Kuvendin e Holandës mbështet këtë masë “Duhet të niset një procedurë emergjente për të rikthyer vizat”.

Mbetet për t’u parë në seancën e radhës të planifikuar me tematikën “krimi organizuar shqiptar në Holandë” nëse një shumicë e deputetëve do të mbështesin propozimin e 3 partive kryesore për të rikthyer vizat për Shqiptarët.

Por nëse në Holandë diskutohet tashmë kjo masë e ashpër, atëherë premtimi i hapjes së negociatave në qershor nga ministri i Jashtëm Gent Cakaj duket më shumë një ëndërr sesa një realitet i arritshëm.