AKTUALITET, 28 Mars 2019, 23:08

Gënjeshtra spektakolare e Veliajt: Se njoh Petrit Fushën (Fotoja që nxjerr blof kryebashkiakun)

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i ftuar në “Opinion” ka mohuar se e ka takuar apo se ka lidhje me ish-prokurorin Petrit Fusha.

“Nuk kam asnjë lidhje. E kam takuar njëherë në celebrimin e djalit. Sot në landfillin e Sharrës nuk punon asnjë djalë nën 18-vjeç dhe këtë ua siguroj.”

I vendosur përballë fotos të publikuar në media që në vitin 2016 ku shihet qartë teksa ishte në një tavolinë me ish-prokurorin Fusha, Veliaj u përgjigj se ai në atë kohë nuk ishte prokurori i çështjes “Gjoklaj.”

Erion Veliaj dhe Petrit Fusha

“Kur e kam takuar nuk ka qënë prokuror i çështjes. Ngjarja e Arditit ndodhi jashtë landfillit të Sharrës.”

dosja.al