TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetarja Ornela Liperi, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka deklaruar se kullat që kanë nisur të ndërtohen në Tiranë, do të shiten me çmime mjaft të larta dhe kjo në vetëvete është një absurd, duke patur parasysh fuqinë shumë të ulët blerëse në vend.
Gjithashtu, Liperi u shpreh se paratë për ndërtimin e këtyre kullave nuk po dalin nga bankat, por nga ekonomia informale.
“Tek presidenca, ndërtesa që po ndërtohet, ka vajtur cmimi deri në 3 mijë euro metri katror, që mund ta blesh me këtë çmim edhe në Amerikë. Firmat që po ndërtojnë nuk kanë shumë historik në banka dhe nuk marrin dot kredi.
Është e dukshme se këto para nuk po vijnë nga ekonomia formale. Këtu po hyn para e madhe që nuk dihet nga vjen, është shqetësuese se nuk e quajmë dot as pastrim parash. Kryeministri përmendi kompaninë që ka cuar projektin për teatrin, por kjo kompani ka të ardhura minimale dhe ka sjellë propozim për 90 milionë euro. Mungon minimumi i transparencës. Të gjithë kullat do kenë qendra tregtare, zyra dhe më pas objekte banimi.
Ne e dimë sa qendra tregtare ka këtu. Do bëhen zyra, ne e dimë sa biznese kemi këtu, shumica mikro që janë për mbijetesë. E treta është fuqia blerëse e individëve. Po ndërtojmë një luks që nuk e dimë për kë po ndërtohen”.u shpreh Ornela Liperi.
/TPZ.AL/