TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Hollanda po bllokon negociatat e Shqipërisë për t’u antarësuar në Bashkimin Evropian.
Kanë qenë disa prej partive parlamentare ato të cilat kanë ndaluar të votohet pro antarësimit të Shqipërisë, dhe bëhet fjalë për 5 prej tyre, VVD, CDA, CU, PVV dhe PS 50Plus.
Ky vendim i qeverisë hollandeze është argumentuar me faktin se lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar ende mbesin shqetësime të rënda për vendin tonë, shkruan gazeta hollandeze De Telegraaf, raporton newsbomb.al.
“Ne kemi shqetësime serioze në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Fillimisht duhet të bëhen disa hapa për të zgjidhur këto çështje”- është shprehur ministri i Punëve të Jashtme të Hollandës, Stef Blok.
Ndërsa deputeti i partisë parlamentare CDA, Van Helvert thotë se një nga arsyet kryesore që Shqipëria nuk duhet të antarësohet është mos realizimi i reformës në drejtësi.
“Nuk ka progres në reformën e drejtësisë. Nga 800 gjyqtarë janë testuar vetëm 10 prej tyre.”- shprehet Helvert.
Më 28 qershor Shqipëria pret rekomandimin për hapjen e negociatave nga Bashkimi Europian, ndërsa politikanët shqiptarë janë shprehur optimist për marrjen e një përgjigje pozitive nga BE.