TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Socialiste ka nisur mbledhjen e firmave për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Në Komisionin e Ligjeve disa prej deputetëve të PS-së kanë firmosur kërkesën për shkarkimin e Metës.
Për të çuar kërkesën në Kuvend duhen firmat e 35 deputetëve, ndërkohë që për shkarkimin nevojiten 2/3 e votave.
Mbetet për tu parë nëse kërkesa e deputetëve të PS-së për shkarkimin e Metës, do të votohet në seancën e ardhshme ose jo.
Kryesia e Partisë Socialiste ka vendosur që ti kërkojë parlamentit shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Kërkesa erdhi menjëherë sapo Meta firmosi dekretin për shtyrjen e zgjedhjeve.