AKTUALITET, 18 Prill 2020, 17:19

Ndërron jetë në spitalin Infektiv një qytetar nga Shkodra

Ndërron jetë në spitalin Infektiv një qytetar nga Shkodra

Pak më parë ka ndërruar jetë tek spitali Infektiv një burrë nga Shkodra, i cili ishte shtruar disa ditë më parë për shkak të koronavirusit. Bëhet fjalë për një 69-vjeçar.

Pacienti që ndërroi jetë kishte sëmundje të tjera shoqëruese.

Burri është infektuar në spitalin e Shkodrës nga Infermierja dhe u soll në Tiranë bashkë me disa pacientë të tjerë që ishin infektuar në të njëjtën mënyrë disa ditë më parë.

Ky është shkodrani i pestë, i infektuar në spital, ndërsa mbetetet të presim reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë nëse do ta kategirozojë si viktimë e koronavirusit.