AKTUALITET, 4 Maj 2019, 14:10

LAJM I FUNDIT/ Tmerrohen turistët, liqeni nxjerr në sipërfaqe një trup të pajetë

LAJM I FUNDIT/ Tmerrohen turistët, liqeni nxjerr në sipërfaqe


Një person është gjetur i mbytur në rezervuarin e Fushë-Studenit njësia administrative Stëblevë, bashkia Librazhd.

Dyshohet se personi në fjalë ka pasur ditë që është mbytur, por sot ka dalë në sipërfaqen e ujit.

Mësohet se trupi është hasur nga turistët e shumtë që vizitojnë liqenin. Këta të fundit kanë lajmëruar edhe policinë. Ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij.