BOTA, 19 Tetor 2017, 13:32

LAJM I FUNDIT/ Spanja do të pezullojë autonominë e Katalonjës

LAJM I FUNDIT/ Spanja do të pezullojë autonominë e
  BBC raporton se Spanja do të pezullojë autonominë e Katalonjës që prej kësaj të shtune. Qeveria spanjolle ka bërë me dije se ministrat do të mblidhen për të aktivizuar Nenin 155 të Kushtetutës, e cila lejon Spanjën të marrë nën kontroll krahinën e Katalonjës.

Mendohet se kjo lëvizje e fundit mund të sjellë përshkallëzimin e konfliktit.

Neni 155 i kushtetutës, lejon marrjen nën kontroll të Katalonjës menjëherë, por që prej përfshirjes në Kushtetutë, 3 vjet pas vdekjes së diktatorit Franko, ky nen nuk është aktivizuar asnjëherë.   Burimi: BBC/ TPZ.AL