TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sot, në orën 10:00 ka skaduar edhe afati përfundimtar për Katalonjën, që të qartësojë pozicionin e saj, nëse do të shpallë pavarësinë apo do të heqë dorë prej saj.
Lideri katalanas, Puigdemont duhet t’i përgjigjej Madridit sot dhe kështu ndodhi. Ai sërish nuk ishte i qartë në përgjigjen e tij, ashtu si të martën e kaluar , kur shpalli pavarësein, por e pezulloi menjëherë atë, për t’i hapur rrugë bisedimeve.
“Në mund të shpallim pavarësinë. Nëse Madridi nuk pranon të bisedojmë, atëherë ne do të shpallim pavarësinë”, tha lideri i katalanasve.
Nga ana tjetër, qeveria spanjolle ka kërcënuar se do të aktivizojë nenin 155 të kushtetutës, sipas të cilit, Katalonjës i hiqet autonomia që gëzon aktualisht dhe Madridi merr nën kontroll rajonin.