TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rëndohet bilanci i aksidentit në Shijak, vdes dhe i plagosuri.
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e pasdites në qytetin e Shijakut.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka mbetur i vdekur një nga drejtuesit e mjeteve.
Viktima është identifikuar si shtetasi Q. Tuda.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin Gjepalaj të Shijakut, ndërkohë që po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
***
“Më datë 10.10.2019, rreth orës 16:00, në Hardhishtë, Shijak automjeti tip Benz me drejtues shtetasin M.T., 44 vjeç, banues në Durrës është përplasur me një automjet tjetër tip Benz me drejtues shtetasin N.H., 41 vjeç. Për pasojë, kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”- njofton policia.