AKTUALITET, 10 Tetor 2019, 16:16

Kapen me tre milionë euro kokainë, arrestohen tre shqiptarë në Itali

Kapen me tre milionë euro kokainë, arrestohen tre shqiptarë

Policia e Bolzanos në Vipiteno ka arrestuar tre shqiptarë, të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike. Ata akuzohen se kanë trafuikuar gjithsej 12 kilogramë kokainë.

Shqiptarët e prangosur janë të moshave 39, 29 dhe 23 vjeç, e ishin banorë në Piza e Foggia.

Hetuesit italianë zbuluan se origjina e drogës që posedonin shqiptarët ishte holandeze, ndërsa po hetohet se ku do të dërgohej lënda narkotike, shkruajnë mediat italiane.

Kokaina ishte e ndarë në dhjetë pako, nëntë në celofan dhe një e mbështjellë me një çorap. Në rast se droga e kapur do të shitej në treg, do të sillte fitime prej tre milionë euro.