TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Parukierja Marsida Qatja, molla e sherrit që solli dhe krimin e pasionit në Kavajë ka folur rreth ngjarjes së rëndë.
Nëna e tre fëmijë është shprehur se ka thirrur policin Bledar Toçi për ndihmë, pasi kishte edhe fëmijët.
Parukierja shton më tej se nuk ia kishte marrë mendja se çështja do të arrinte deri në pikën që i dashuri i saj Toçi do të vriste ish-të dashurin Dritan Haxhollin.
“Thirra Bledin për ndihmë ngaqë ishte polic. Dritan Haxholli na kërcënonte vazhdimisht. Bledin e thirra të më ndihmonte sepse kisha edhe fëmijët, por nuk ma mori mendja që çështja do të arrinte deri këtu.
Bledari na ndihmonte shpesh. Isha me shokun tim Xhulion në shtëpi, Bledi kishte vetëm 15 minuta që kishte ardhur. Në atë moment erdhi Dritani dhe qëlloi dritarën. Sapo hyri në shtëpi qëlloi sërish. Bledari nisi të vetëmbrohej me armën që kishte,”-është shprehur Qatja në një intervistë për News 24.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kavajë. Një konflikt i armatosur që përfundoi me një viktimë dhe me një të plagosur. Viktima bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja. Kjo e fundit thirri për ndihmë të dashurin e ri Bledar Toçi.
Pasi pa njerëz në shtëpi viktima hapi zjarr duke plagosur policin, ky i fundit e vrau me armën e shërbimit. Në apartamentin duplex jetonin edhe fëmijët e parukieres 30-vjeçare.