AKTUALITET, 10 Tetor 2019, 17:39

Reja si ‘djalë i ri’, kuqezinjtë i festojnë ditëlindjen. Super atmosferë para Turqisë

Reja si ‘djalë i ri’, kuqezinjtë i festojnë

Atmosferë tepër pozitive në ekipin Kombëtar në prag të sfidës ndaj Turqisë që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 20:45 në stadiumin e Fenerbahçes.

Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja festoi ditën e sotme 74-vjetorin e lindjes.

Në hotelin ku qëndron Kombëtarja në Turqi, u organizua një festë e vogël, ku lojtarët dhe stafi i Kombëtares, uruan teknikun italian në këtë ditë të gëzuar për të.

Nuk mungoi as një fjalim motivues i Rejës, para lojtarëve, teksa u tregon lojtarëve se pavarësisht moshës, ndihet i ri në kokë.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/10/vi.mp4"][/video]