TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Athinës ka dënuar me burgim të përjetshëm 3 shqiptarët të cilët akuzohen për vrasjen e avokatit të njohur grek Michalis Zafiropoulos, një ngjarje, e cila tronditi opinionin publik grek, dy vite më parë.
Vendimi i gjykatës ishte unanim, me gjyqtarët dhe juristët duke pranuar në thelb propozimin e bërë më herët nga kryeprokurori, Spyros Pappas.
Konkretisht, gjykata vendosi dënim të përjetshëm për vrasësin e Zafiropoulos, Ibrahim Brahimaj, si dhe një 11 vjet burg shtesë për grabitje dhe sulm me armë.
Edhe dy të pandehurit e tjerë, Klodian Lekotsai dhe Oldi Dulce u dënuan me burgim të përjetshëm. Kohët e fundit, ata u paditën edhe për çështjen "mafia e burgut" në Greqi.