AKTUALITET, 13 Janar 2019, 20:05

LAJM I FUNDIT/ Përfundon mbledhja mes tyre, zbulohet plani i studentëve të ngujuar

LAJM I FUNDIT/ Përfundon mbledhja mes tyre, zbulohet plani i

Pas rreth një orë mbledhjeje mes studentëve në ambientet e Fakultetit Ekonomik, në një deklaratë për mediat ata janë shprehur se do të vazhdojnë bojkotin e mësimit si dhe do të vazhdojnë të qëndrojnë të ngujuar në Fakultet.

“Do vazhdojmë bojkotin dhe ngujimin tonë pa afat, pasi kërkesat tona nuk janë plotësuar. Nesër të gjithë duhet të na bashkohen në protestë, pasi nuk janë plotësuar kërkesat tona. E kemi parë që kemi mbështetjen e të gjithëve dhe Rama të mos guxojë të cenojë kauzën tonë. Ne do shkojmë të ngujohemi tani dhe të gjithë duhet të na bashkohen. Nesër herët në mëngjes prej orës 07:00 iu ftojmë ti bashkoheni kauzës sonë. Studentët e bashkuar kanë për të fituar”- kanë thënë studentët.