TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Banorët e zonës së “Bregut të Lumit”, në Tiranë, po protestojnë kundër prishjes se banesave të tyre në kuadër të zbatimit të projektit për ndërtimin e Bulevardit të Ri.
Banorët shprehen për Fax News se, fadromat kanë ardhur për të shembur shtëpitë e tyre, ndërkohë që ende presin një përgjigje nga bashkia për dëmshpërblimin total të pronave të tyre. Ata akuzojnë qeverinë se po i trajton me dy standarde.