AKTUALITET, 13 Janar 2019, 18:18

Protesta tek Unaza e Re, Balliu-Ramës: E mbushe kupën, ja çfarë të pret tani e tutje

Protesta tek Unaza e Re, Balliu-Ramës: E mbushe kupën, ja

Në ditën e 71-të të protestës, një grup banorësh të Unazës së Re kanë kërkuar anulimin e projektit.

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu kishte një paralajmërim për kryeministrin.

“Qeveria të hapë veshët, largohuni nga ky projekt ose në të kundërt do t'iu pijë e zeza.

Nëse do ta provosh me forcë, kanë 100 herë më shumë forcë banorët e Astirit dhe studentët më shumë se ty dhe është ajo forcë e shqiptarëve që do të nxjerrë ty jashtë. Ky kërkon të ndajë shqiptarët në jug dhe veri, demokratë dhe socialistë.

Të gjithë bashkë do të përgjigjen për të të rrëzuar ty dhe cfarë ke mbrapa. Tani e ke mbushur kupën, hiq fustanin, vish pantallonat dhe përgjigju si burrë i shtetit, ose këta do të vijnë të të marrin zvarrë për të çuar në prokurori të japësh llogari”, tha Balliu.