AKTUALITET, 13 Janar 2019, 18:12

Dita e 71-të, banorët e "Astirit" kërkojnë anulimin e projektit korruptiv tek Unaza e Re

Dita e 71-të, banorët e "Astirit" kërkojnë

Banorët e "Astirit" kanë vijuar protestën e tyre, e cila sot shënoi ditën e saj të 71-të, ku kundërshtojnë prishjen e banesave dhe bizneseve të tyre, që preken nga projekti i “Unazës së Madhe”.

Banorët nuk kërkojnë më vetëm dëmshpërblim në 100% të vlerës së pronës së tyre, por anulim të projektit, pasi sipas tyre, është korruptiv.

Ndërkohë që gjatë protestës, avokati Artan Manushaqe ka lexuar një pjesë të dosjes së Prokurorisë ku është ngritur akuza ndaj Dorian Protoduarit, një nga protestuesit, i cili bëri një muaj burg.

Sipas dosjes, thuhet se Doriani ka ndërsyer qenin ndaj punonjësve të policisë dhe kjo përben një vepër penale.

Më tej në dosje thuhet se, nga kjo gjë punonjësit nuk kanë mundur të bëjnë dot punën e tyre dhe për këtë gjë kanë kërkuar përforcime.