TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mançester Junajtid ka regjistruar sot fitoren e pestë radhazi në kampionat, duke mundur në transfertë Totenhemin dhe për të treguar se me Ole Gunar Solskjaer, të gjithë duhet t’u tremben “djajve të kuq” në pjesën e dytë të sezonit.
Që kur norvegjezi ka marrë drejtimin e skuadrës, ka regjistruar vetëm fitore dhe ndonëse renditja i sheh shumë larg kreut, thuajse të gjithë janë të sigurt se mund të luftojnë për të qenë të paktën në katërshen që garanton pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve.
Për të bërë diferencën ndaj një prej skuadrave më të forta në kampionat ka menduar dyshja Pogba-Rashford me francezin që dha asistin dhe me anglezin që dërgoi topin në rrjetë, duke arritur që për herë të parë në karrierë të shënojë në tre ndeshje radhazi në kampionat.
Goli erdhi në fundin e pjesës së parë, ndërsa në të dytën siç pritej, Totenhem kishte më shumë kontrollin e lojës dhe krijoi raste. Por De Gea ishte i pakalueshëm dhe 11 pritjet e tij bënë që të thyente rekord personal në karrierë në një ndeshje pa pësuar gol, duke i siguruar ekipit tre pikë të rëndësishme për tabelën por sidomos për moralin.