TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi në makinë i janë gjetur 53 kg drogë. Automjeti që vinte nga kufiri i gjelbër është ndjekur prej policisë greke.
Fillimisht është bërë një përpjekje për ta ndaluar automjetin në Kompoti, Artë. Drejtuesit të mjetit i është bërë shenjë që të ndalojë, por ai e ka shtuar shpejtësinë pas kësaj për shkak të sasisë së drogës që mbante në makinë.
Pasi policia ka vijuar ndjekjen, ka mundur që ta kapë në rrugën Olimpia, pranë vendit të quajtur Selianitika, Axaia.