TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Giuseppe Conte, kryeministri i mandatuar të formonte qeverinë e re italiane ka hequr dorë nga kjo detyrë. Në një deklaratë të shkurtër ai tha para gazetarëve se i kishte komunikuar presidentit të vendit Sergio Mattarella vendimin tij.
“Siç edhe e kisha lajmëruar edhe më parë, kam hequr dorë nga formimi i qeverisë së re italiane. Falenderoj Presidentin e Republikës dhe krerët e dy partive politike (Lëvizja 5 yjet dhe Lega Nord) që zgjodhën emrin tim” – tha Conte duke shtuar: “ Ju siguroj se dhashë maksimumin tim për ta përmbushur me sukses këtë detyrë që dy partitë më ngarkuan”.
Mbrëmjen e së dielës është zhvilluar edhe një takim në presidencë mes kreut të shtetit, Matarrella dhe liderit të “Lëvizjes 5 yjet”, Luigi Di Maio dhe Matteo Salvini të Lega Nord. Shkak për bllokimin e qeverisë së re u bë vetoja e vënë nga Presidenti i vendit për të emëruar si ministër të Ekonomisë dikë tjetër në vend të Paolo Savona. Ky i fundit njihet si një nga kundërshtarët më të mëdhenj të Bashkimit Europian dhe ka lobuar që Italia të dalë nga euro.
Presidenti ka kërkuar krijimin e një qeverie teknike. Nuk përjashtohet edhe dërgimi i vendit në zgjedhje të parakohshme. Drejtues të “Lëvizja 5 yjet” thonë se tashmë çdo gjë është e kotë dhe se vendi duhet të shkojë edhe një herë në zgjedhje.