TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është diçka jo për t’u çuditur tashmë që të gjithë drejtuesit që kanë në pronësi makina luksoze mund t’i parkojnë bishat e tyre luksoze ku t’u shkojë syri.
Ndërkohë që papunësia ende vazhdon në shifra të larta e një pjesë e mirë e popullit ankohet se nuk ka mundësi ekonomike as për të siguruar as nevojat bazike, le t’i i kthejmë sytë nga shtresa me mirëqenie më të lartë e shoqërisë.
Janë pikërisht këta “djem të këqij” të cilët reklamojnë super automjetet e shtrenjta në rrugët e kryeqytetit dhe parkojnë pa iu dridhur qerpiku pasi e dinë mirë se nuk do të gjobiten.
Vendet më të “preferuara” për këta ligj shkelës janë Drejtoria e Policisë, Kryeministria, Presidenca dhe të tjera “pika” kryesore në Tiranë.
Mjafton një targë “sinjalizuese” për t’i shpëtuar gjobës apo edhe një bisedë e shkurtër me policin “A e di ti se kush jam?” për t’ia hedhur paq e për të nisur sërish ditën tjetër ekspozimin në sytë e kalimtarëve.
Materialet siguruar nga @RichKidsTirana