TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pak çaste para zhvillimit të finales së Kupës së Shqipërisë, në “Elbasan Arena” është zhvilluar edhe ceremonia simbolike për golashënuesin më të mirë të këtij edicioni në Superiore, Ali Soue.
Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku, si dhe zëvendëspresidenti i FSHF-së, Edvin Libohova, i dorëzuan sulmuesit të Skënderbeut trofeun e fituar falë 21 golave të shënuar në këtë kampionat me skuadrën korçare.
Njëkohësisht, Shulku i dorëzoi atij edhe çekun prej 200 mijë lekësh të reja që i jepet golashënuesit më të mirë të Superiores, një “dhuratë lamtumire” për Soue i cili pritet të transferohet në Turqi në sezonin e ardhshëm.