AKTUALITET, 24 Shkurt 2019, 08:40

LAJM I FUNDIT/ Gjendet i vrarë në makinë një person, detajet e para

LAJM I FUNDIT/ Gjendet i vrarë në makinë një person, detajet

Një person është gjetur i vrarë brenda një makine në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Kënetës në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Viktima është identifikuar si shtetasi me iniciale M.N dhe nga këqyrja e parë rezulton se është vrarë me armë zjarri.

Nga të dhënat e para, policia ka mundur të bëjë identifikimin e autorit që dyshohet se ka kryer krimin dhe e ka shpallur atë në kërkim.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkakut që çoi në këtë fund tragjik për viktimën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.02.2019, rreth orës 01:10, në lagjen Ish Kënetë, shtetasi N.Z. 37 vjeç, për motive të dobëta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin M.N., 45 vjeç, banues në kete lagje.

Autori i dyshuar pas krimit është larguar menjëherë dhe është shpallur në kërkim. Policia po punon për kapjen e tij.

Grupi Hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave te kësaj ngjarje