AKTUALITET, 23 Shkurt 2019, 19:02

NGJARJA/ Tragjedi e rëndë në Pukë, gjenden dy të rinj të pajetë

NGJARJA/ Tragjedi e rëndë në Pukë, gjenden dy të rinj

Dy të rinj janë gjetur  të vdekur në fshatin Buzhalë të Pukës. Mësohet se dy të rinjtë T.Pjetri 20 vjeç dhe K.Maka 24 vjeç ndodheshin prej dy ditësh në një stan me bagëti. Fillimisht kanë qenë banorët e zonës dhe familjarë të viktimave që kanë njoftuar policinë. Mësohet se K.Maka kishte shkuar te shoku i tij që po ruante bagëtitë.

Të rinjtë dyshohet se janë rrëzuar në një rrëpirë në zonën e largët malore. Policia dhe të afermit po punojnë per nxjerrjen e trupave  pa jetë. Policia dyshon që ngjarja të jetë shkaktuar nga kushtet e vështira atmosferike.