AKTUALITET, 23 Shkurt 2019, 21:53

Shënon përsëri pas gjashtë muajsh, Guri gjen golin e dytë në Belgjikë

Shënon përsëri pas gjashtë muajsh, Guri gjen golin e

Sindrit Guri më në fund është kthyer te goli në kampionatin belg të futbollit, pas më shumë se gjashtë muajsh nga goli i parë që kishte realizuar në këtë kampionat. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare gjeti rrjetën sot në takimin e Oostende ndaj Bryzh, një rival direkt për rënien nga kategoria.

Ekipi kundërshtar shënoi në minutën e 64-t të ndeshjes, por Gurit, i aktivizuar në minutën e 70 të takimit, iu deshën vetëm 5 minuta në lojë që të dërgonte sferën në rrjetë, golin e 1-1. Sulmuesi shënoi me një goditje me kokë duke barazuar për skuadrën e tij.

Takimi përfundoi 2-2.