TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Emocione të forta përjetuam edhe këtë mbrëmje në programin “Dua të të bëj të lumtur”.
Esmeraldi, 41-vjeçari nga Divjaka i ishte drejtuar programit për të treguar historinë e jetës së tij dhe për të gjetur nënën biologjike.
Historia e Esmeraldit kishte nisur para 41-vitesh në qytetin e Lezhës. Mamaja e tij kur kishte qenë e re ishte dashuruar me një djalë të një besimi tjetër fetar. Për këtë arsye ata nuk kishin mundur që të martoheshin por në jetë kishte ardhur, Esmeraldi.
E detyruar nga rrethanat dhe nga mentaliteti i njerëzve, zonja Lula e kishte dërguar atë në jetimore.
Esmelardi i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për të kërkuar nënën e tij dhe t’u takuar me të pas 41 vitesh. Zonja Lula e kishte pranuar ftesën dhe kishte ardhur nga Selaniku për të parë se kush e kishte ftuar.
Gjatë bisedës që u zhvillua në studio, ajo rrëfeu se kishte qenë e detyruar që ta dërgonte Esmeraldin në jetimore pasi kishte qenë nën presion nga mentaliteti i asaj kohe dhe se nuk mund ta rriste dot e vetme.
Zonja Lula tregoi që ishte penduar shumë për veprimin që kishte bërë dhe se e kishte kërkuar atë disa herë. “Fëmija është gjëja më e shtrenjtë në botë, pasi është gjaku yt. Të kërkoj falje për çdo gjë, nuk do të të kisha lënë kurrë!”,- ishin fjalët e zonjës Lule teksa takonte për herë të parë djalin e saj.