AKTUALITET, 23 Shkurt 2019, 19:16

Shkrumbohet nga flakët ndërtesa, shpëtojnë mrekullisht dy të moshuarit

Shkrumbohet nga flakët ndërtesa, shpëtojnë mrekullisht dy

Dy të moshur kanë shpëtuar mrekullisht nga flakët që ka përfshirë një magazinë në ishull Lezhë.

Sipas tyre, shkak është bërë energjia elektrike e cila gjithë ditës ka patur fikje dhe ndezje të pa pritura.

Fillimisht kanë qenë banorët që kanë ndërhyrë por e menjëhershme ka qenë edhe përgjigjja e zjarrëfikëses e cila bëri të mundur shuarjen e flakëve, duke mos lejuar djegien e banesës fare pranë.

Shuarja e tyre ka qenë tepër e vështirë për shkak edhe të erës së fortë.