AKTUALITET, 24 Shkurt 2019, 08:30

Makina përplaset me bordurën e karburantit, rëndë 3 të rinj/ EMRAT

Makina përplaset me bordurën e karburantit, rëndë 3 të

Tre të rinj janë plagosur rendë pasi makina me të cilën udhëtonin doli nga rruga.

Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Krujë – Fushë Krujë.

Sipas të dhënave të para aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Kamberas, ku një mjet tip fuoristradë ka goditur bordurën e një pike karburanti.

Për pasoje tre persona që udhëtonin kanë mbetur të plagosur rendë. Sipas “News 24” ata janë identifikuar si Ilir Gega (shofer) dhe miqtë e tij Altin Vogli dhe Dorjan Hifi (pasagjerë).

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve, ndërkohë që të plagosurit janë dërguar në gjendje kritike për jetën në spitalin e Traumës në Tiranë.