TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një sulm i armatosur është shënuar mëngjesin e sotëm në një xhami në Zelandën e Re, ku 40 persona kanë mbetur të vrarë ndërkohë që dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.
Një nga katër agresorët e këtij sulmi të planifikuar, ka filmuar gjatë gjithë kohës live në rrjetin social facebook momentin e sulmit dhe momentet e tmerrit që kanë kaluar besimtarët, fakt ky i cili i rrit edhe më tepër përmasat e ngjarjes.
Një australian 28-vjeçar i cili e identifikoi veten në Twitter si Brenton Tarrant është autori kryesor i masakrës.
Mediat e huaja raportojnë se dëshmitarët dëgjuan 50 të shtëna nga armët e tij, duke përfshirë një armë gjahu gjysmë-automatike dhe një pushkë. Sulmi ndodhi në xhaminë Al Noor në Christchurch.