TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është lënë në burg pa afat 37-vjeçari Hamza Çela, i cili dy ditë më parë masakroi me thikë të afërmin e tij, Hamza Çela, 77 vjeç, në fshatin Jaupas të Poliçanit.
Çela është transportuar drejt Gjykatës së Rrethit të Beratit, nën masa të rrepta sigurie, ndërkohë që në seancë nuk është lejuar prania e medias, për shkak të situatës pandemike nga virusi Covid-19.
Gjatë seancës që zgjati rreth një orë mësohet se, prokurori i çështjes, Tasim Puci, ka kërkuar vlerësimin të ligjshëm të arrestimit të tij dhe ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg”.
Avokati i tij ka deklaruar pas përfundimit të seancës se, klienti i tij vuan nga probleme të shëndetit mendor.
77-vjeçari Ramadan Çela u masakrua me thikë nga i afërmi i tij Hamza Çela, që sipas dëshmive të nipërve të viktimës në vendngjarje, i kishte prerë atij damarët e duarve e të këmbëve dhe i kishte nxjerrë zemrën jashtë.
77-vjeçari Ramadan Çela,që prej vitesh jetonte në qytetin e Poliçanit, ishte kthyer në shtëpinë e vjetër që kishte në fshatin Jaupas për t’u marrë me tokat bujqësore, por duke vaditur tokat e mbjella me domate ai u qëllua nga prapa me thikë nga 37-vjeçari.
Autori shëtiti me thikë në dorë dhe me bluzën e lyer me gjak nëpër fshat u kap nga policia gjysëm ore pas vrasjes, në përpjekje për tu larguar nga fshati.