TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Opozita e bashkuar është optimiste se maxhoranca është tërhequr nga deklarata e kryeministrit Edi Rama, i cili tha dje se nuk ka për të patur qeveri tranzitore.
Oerd Bylykbashi, në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik, që zgjati për mbi tre orë, zbuloi para gazetarëve se takimi është shoqëruar me debate të shumta. Por sipas tij, opozita nuk tërhiqet, së pari nga dy kushte; Administrata zgjedhore dhe Kolegji Zgjedhor, ku palët ndahen në dy qëndrime të ndryshme, por edhe qeveria tranzitore.
“Sot u mblodh Këshilli Politik. Debatet ishin shumë të forta për shkak të deklaratave të djeshme të kryeministrit Edi Rama. Rama deshi të minojë progresin me reformën. I bëmë të qartë maxhorancës se kushtet tona janë aty, ne nuk tërhiqemi prej tyre.
Nuk mundet që në asnjë mënyrë që kryeministri të marrë në xhep administratën zgjedhore, duke emëruar militantë politikë të veshur si të pavarur, e po ashtu as Kolegjin Zgjedhor për t’ju vënë vulën manipulimeve.
Kjo është e pandryshueshme. Pavarësisht se kush ka qenë në opozitë, ose jo. Në debatin tonë, ne bëmë të qartë qëndrimin tonë, maxhoranca u tërhoq nga qëndrimet që dje, Edi Rama bëri.”,-tha Bylykbashi.
Përfaqësuesi i opozitës në këtë Këshill, deklaroi se kryeministri kërkon të minojë progresin e arritur.
“Ishte tentativë për të nxjerrë nga binarët Këshillin Politik, sepse do që ta miratojë Kodin me ndryshimet e tij, që Administrata Zgjedhore të emërohet prej tij, dhe Kolegji Zgjedhor të jetë i tij dhe të vulosë atë që do të bëhet. Debati sot ka qenë për këtë çështje, jo tjetër.
Çdo lloj zgjidhjeje s’do i japë mundësi maxhorancës ta bëjë vetëm. Duam të inkuadrojmë bazat e kompromisit të janarit.
Mëkatari i madhi, kryeministri, është i fundit që mund të flasë për kriteret e zgjedhjeve të ardhshme. Kemi bërë propozime, për financimin, administratës, rolin e policisë, të gjitha në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR. Maxhoranca kërkon të kundërtën.”,-tha ai.
I pyetur nga gazetarët në lidhje me akuzat e rënda që bëri, deputetja Rudina Hajdari, e cila tha se palët kanë bërë marrëveshje për të mos prekur sistemin.
“Sot, patëm një raport nga ekspertët në lidhje me Kushtetutshmërinë për sistemin zgjedhor, por çështja Zgjedhore është konsensualiteti, pasi maxhoranca u tërhoq.”,-tha ai.