AKTUALITET, 13 Maj 2020, 14:14

E RËNDË/ Përdhunuan 23-vjeçaren dhe e kërcënuan për para, arrestohen dy të rinjtë në Fier

E RËNDË/ Përdhunuan 23-vjeçaren dhe e kërcënuan


Policia e Fierit ka arrestuar dy të rinj pasi akuzohen se përdhunuan dhe më pas kërcënuan një 23 vjeçare për ti zhvatur para.

Bëhet fjalë për M. G., 26 vjeç (i dënuar më parë për kundërshtim dhe goditje të prokurorit) dhe O. A., 25 vjeç, të dy banues në Fier.

Policia bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Fier në datën 5 prill.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier ndaluan shtetasit M. G., 26 vjeç (i dënuar më parë për kundërshtim dhe goditje të prokurorit) dhe O. A., 25 vjeç, të dy banues në Fier.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pas kallëzimit të bërë në DVP Fier, nga një 23-vjeçare se në datën 05.05.2020, në një banesë të tyre në Fier, këta shtetas e kanë përdhunuar dhe e kanë shtrënguar për të përfituar pasuri.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në ngarkim të shtetasve M. G. dhe O. A., si autorë të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie” e kryer në bashkëpunim