TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjashtë persona janë arrestuar nga policia italiane pasi dyshohen se ishin anëtarë të një bande kriminale nw Asti, që jepnin hua duke përfituar nga kriza financiare e koronavirusit dhe në këmbim ata merrnin dyfishin e parave.
Mes të arrestuarve është edhe një shqiptar: Emanuele Lo Porto me origjinë nga Asti, 60 vjeç, Antonietta Cestari, 56 vjeç, Riccardo Lo Porto, 27 vjeç, Emanuel Olivieri, 35 vjeç, Rosa Vinotti, 53 vjeç, dhe shqiptari Kreshnik Nikolli, 44 vjeç.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një pasuri që kap vlerën e 269 mijë euro, përfshirë mobilie të shtrenjta e ora roleks.
Të arrestuarit kishin krijuar një sistem paralel bankar zhvatës, përmes të cilit jepnin kredi në kohë të virusit, më pas merrnin dyfishin e asaj që kishin dhënë si kredi.