AKTUALITET, 20 Tetor 2018, 14:16

Laboratori i heroinës në Has, njëri prej të arrestuarave punonjës i Bashkisë Krujë/ EMRI

Laboratori i heroinës në Has, njëri prej të arrestuarave

Pas operacionit të policisë për sekuestrimin e 100 kg heroinë në Has, është zbuluar identiteti i dy prej të arrestuarave. Ata janë burrë e grua.

Bëhet fjalë për Anila Shutin, bashkëshorten e Xhavit Shutit dhe Vehbi Barushin. Ky i fundit është punonjës i Bashkisë së Krujës. Nuk janë publikuar të dhëna lidhur me funksionin e këtij të fundit.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukes në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Kukës kanë zhvilluar një operacion antidroge ku është zbuluar një objekt qw dyshohet se përdorej për përpunim të drogave te forta.

Për detaje të operacionit Policia e Shtetit, Prokuroria dhe agjencitë ligj zbatuese në ditët në vijim do të kenë një konferencë të përbashkët për mediat për operacionin që zhvillohet në qarkun e Kukësit.

Sasia e gjetur e drogës në Has dyshohet rreth 100 kg. Ndërhyrja është bërë nga RENEA dhe FNSH. Në laborator është gjetur një sasi e konsiderueshme lënde opiumi, e cila është baza për prodhimin e heroinës.

Laboratori është gjetur në fshatin Brenog brenda dy kapanoneve që përdoreshin si stallë për bagëtitë.

Ndërkohë janë zbuluar dhe inicialet e personave që kanë rënë në pranga. 1- V. B, 2- F. C, 3- XH. SH, 4- M. SH, 5- A. SH.

TPZ.AL