TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Unë jam Presidenti i Shqipërisë. Asnjë hebre nuk iu dorëzua nazistëve, sepse ne jemi kombi i Nënë Terezës”.
Këto janë fjalët e presidentit Ilir Meta në faqen e blegerit të njohur izraelit Nuseir Yassin. Në videon e publikuar nga bogeri promovohet besa, si një element thelbësor i karakterit dhe shpirtit tonë kombëtarë.
Meta e ka ndarë videon me ndjekësit në “Facebook”, falënderon blegërin për promovimin e vlerave të Shqipërisë.
Postimi i Metës:
Falenderoj video-bloggerin izraelit Nuseir Yassin për promovimin e shkëlqyer të Shqipërisë.
“Besa” është një nga elementët thelbësore të karakterit dhe shpirtit tonë kombëtar, që i identifikon shqiptarët dhe Shqipërinë si një shembull qëndrese, bashkëjetese dhe harmonie ndërfetare. TPZ.AL