TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazeta prestigjioze italiane “La Repubblica”, me 500 mijë kopje të shitura çdo ditë, ka botuar një investigim me titull:
“Kështu financohet fabrika e fake news (lajmeve të rreme)” të gazetarëve Carlo Bonini dhe Giuliano Foschini.
Nëntitulli i shkrimit është interesant:“tregtarë publiciteti, start up dhe një kompani ruse”. Gazetarët flasin për një fabrikë me mijëra IP interneti, që prej dy vitesh hedh helm on-line, duke toksikuar rrjetet sociale dhe debatin politike përmes ndikimit në fushatën elektorale, raporton gazeta italiane.
Gazetarët italianë në investigimin te IP në tre shtete: Angli, Shqipëri dhe Rusi, kanë gjurmuar aktivistët e lajmeve të rreme në gjuhën italiane. Në Shqipëri kanë mbërritur të identifikojnë dy djem në Lezhë që kishin hapur disa portale në gjuhën italiane me qëllim nxjerrjen e lajmeve të rreme, marrjen e reklamave nga kompani dhe shtete të ndryshme, për të ndikuar në fushatën zgjedhore në Itali.
Dy shqiptarët kanë pasur qëndrën e tyre në Lezhe dhe nëpërmjet portaleve që administronin, hidhnin lajme për të helmuar Italinë me lajme të rreme (Fake News).
Ata kishin në pronësi domenet e Tutto24.info dhe Ilmondoit.info.
Media italiane ka arritur të sigurojë nga autoritet hetimore vendase edhe regjistrin e uebsajteve nën kontrollin e dy djemve nga Lezha.
• Guardache.info ( e pazhornuar)
• Guardache.news (e pazhornuar)
• ilmondoit.info (aktive)
• imigliorivideo.co (aktive)
• incredibile.info (e pazhornuar dormiente)
• informatiitalia.info e pazhornuar)
• noncipossocredere.info (dormiente)
• pazzesco.info (e pazhornuar)
• robadapazzi.info (e pazhornuar)
• tuttoinweb.com (Aktive)
• globooggi.info (Aktive)
Në Itali, shkruan gazeta italiane Repubblica,”kompania më e madhe ruse e reklamës Adlabs, financonte kompaninë start –up ClickIo që sugjeroi klientëve të saj, edhe çfarë përmbajtje të shkruajnë dhe çfarë temash: për emigrantët, rrezikun islamik ose për celebrimin e Putinit si njeri i fortë”./Gazeta Dita