TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike Arben Imami ka qenë i ftuar në emisionin Kjo javë të Nisida Tufës, në News 24, ka folur për Partinë Demokratike. Ai thotë se Basha ka shkelur rëndë statutin dhe duhej të shkarkohej, por ai është votuar nga disa anëtar dhe partia ka nevojë sot për një kryetar. Më tej ai tha se mbështet krijimin e statutit të ri të partisë. “Partia Demokratike nuk ka pasur një funksionim më të plotë. Por kush thotë që nuk ka pasur mbledhje të forumeve, të këshillit etj, gënjejnë”, tha Imami.
Bashën e keni quajtur humbës, si e shihni tani?
Unë e kam thënë rregullisht këtë gjë. Unë jam së bashku me Topallin dhe kemi thënë që Basha duhet të largohet nga partia. Pas shkeljes së statutit ne mëndur që ai duhet të largohej. Nuk gjetëm përkrahje nga ana e anëtarëve të PD, por as nga Basha nuk pati ndonjë sinjal.
Do merrni hapa të tjera?
Basha dhe pas zgjedhjeve nuk reflekton, Unë e mbështes një lëvizje që të ketë rizgjedhje. Duhet të kishte ndodhur shumë herët. Opozita nuk mund të qëndroje pa një kryetar. Nuk mund të bëhen zgjedhje të reja nëse nuk do ketë statut të ri, pasi ka shumë vakume tek statuti që është tani.