Aktorja e cila u bë e njohur në serialin ‘O sa mirë’, por edhe në spektaklin e humorit ‘Duplex’ ka postuar një foto në Instagram ku duket e veshur me një ‘Jumpsuit’ dhe ka vendosur disa aksesorë.
‘Whattheywearin’ është faqja e njohur në Instagram e cila gjen çmimin e veshjeve të VIP-ve, ka zbuluar se sa ka kushtuar veshja e aktores.
2 500 euro kushton veshja e saj, ndërsa ora ‘Big Bang Portocervo 18kt Gold Diamond Ladies Watch’ ka kushtuar plotë 30 850 euro.
Veshja e saj ka tërhequr vëmendjen e fansave e duket se jo më kot pasi shifrat janë tejet të larta.