AKTUALITET, 7 Shkurt 2019, 09:22

Pas nxjerrjes së trupit, mjekët vështirësi për identifikimin e Emiliano Sala

Pas nxjerrjes së trupit, mjekët vështirësi për

Është nxjerrë nga uji trupi i gjetur poshtë avionit me të cilin fluturonte futbollisti argjentinas Emiliano Sala, po ende nuk mund të bëhet identifikimi i tij.

Për shkak se ka kaluar rreth dy javë në ujë, trupi i gjetur është vështirë që të identifikohet, për këtë është dashur ndërhyrja e ekspertëve mjekoligjore, të cilët do të dalin në një përfundim më të saktë.

Personat që kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga një thellësi e madhe, janë kujdesur që gjendja e tij të mos dëmtohet më tej, ndërsa shtojnë se nxjerrja e mbetjeve të avionit në sipërfaqe është e pamundur.

Shpresat që Sala apo piloti të jenë gjallë janë zero, për shkak se është e pamundur që ata të jenë hedhur më herët se avioni të përfundonte në ujë.

Ndërkohë që klubi francez Nantes i ka kërkuar Cardiff Cityt t’i paguajë shumën prej 18 milionë euro për transferimin e Emiliano Salas. Sulmuesi argjentinas ishte blerja më e shtrenjtë e klubit nga Premierliga por tashmë Cardiff e ka bllokuar pagesën për transferimin e Sala.

Mësohet se Nantes është duke e kërcënuar Cardiffin me veprime ligjore nëse nuk ia bën pagesën brenda 10 ditëve.

Burime brenda klubit të Cardiffit kanë bërë të ditur për BBC se klubi do ta respektojë kontratën, por duhet të qartësohen të gjitha faktet.