AKTUALITET, 13 Maj 2019, 10:39

Shpërndante kokainë, prangoset 26-vjeçari në Elbasan

Shpërndante kokainë, prangoset 26-vjeçari në Elbasan


Policia e qytetit të Elbasanit ka arrestuar në flagrancë shtetasin me iniciale, R.A., 26 vjeç, nën akuzën e prodhimit dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar mbi të ndaluarin, forcat policore kanë gjetur dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa doza lënde narkotike që dyshohen të jenë të llojit “kokainë”.

Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë në Elbasan, për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme mbi veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.