AKTUALITET, 13 Maj 2019, 09:16

Operacion antidroge në Firence, kapen katër shqiptarët

Operacion antidroge në Firence, kapen katër shqiptarët


Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë gjatë një operacioni antidroge të zhvilluar në Firence.

Katër prej të arrestuarve ishin shtetas shqiptarë që jetonin në Itali, ndërsa një prej tyre ishte italian. Mediat italiane nuk i kanë bërë publike emrat e tyre.

Tre prej të arrestuarve ndodhen në burgun e Sollccianos, kurse për dy të tjerët u vendos masa detyrim paraqitjeje.

Ndërkohë që hetimet për grupin vijojnë për të zbuluar të gjithë rrjetin, që dyshohet se ishte organizuar në nivel familjar.

Detajet për operacionin do të publikohen sot nga Karabinieria e Firences në orën 10:30 në një konferencë shtypi.