AKTUALITET, 13 Maj 2019, 10:02

Berisha publikon videon kur Sahit Dollapi tenton të ndalojë dhunën: Goditet me urdhër të Edvin Krimit


Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim të bërë pak minuta më parë në Facebook, ka treguar momentet kur sekretari organizativ i PD, Sahit Dollapi, shfaqet para protestuesve tek Kryeministria duke u bërë thirrje që të ruajnë rendin.

Pas këtij çasti, në video është bashkangjitur momentin kur policia ka dhunuar këtë të fundit në orët e vona të së shtunës, në protestën e mbajtur para Kuvendit.

Postimi i Berishës:

Kjo video tregon Sait Dallapin para kryeministrise duke u perpjekur me guxim per te mbajtur rendin dhe se si goditet dhe torturohet kafsherisht me pas nga kriminele me uniforme me urdher te Edvin Krimit dhe Vasal Kimikut! Sb