AKTUALITET, 25 Maj 2018, 11:37

Kush është shefi i Njësisë Operacionale të Gardës që vdiq në aksident, emri i të arrestuarit (foto nga vendngjarja)

Nje aksident me pasoje vdekje eshte shenuar mbremjen e te enjtes prane Kryeministrise ne Tirane.

Përplaset nga një makinë për vdekje shefi i Njësisë Operacionale të Gardës së Republikës, Martin Nika.

Viktima thuhet se sapo kishte kryer kontrollin e sherbimi te Gardes se Republikes. Ai ka qene kur eshte goditur nga nje automjet dhe nuk ka mundur dot t’i mbijetoje plageve te marra.

Martin Nika

Policia e Tiranës ne nje informacion per mediat thote se ne pranga ra shoferi qe shkaktoi aksidentin.

NJOFTIMI

Aksidenton me pasojë vdekjen një shtetas. Arrestohet në flagrancë nga policia.

Më datë 25.05.2018 shërbimet e policisë Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin :

– Albert Memia, 31 vjeç, banues në Tropojë.

Ky shtetas rreth orës 00:30 në rrugën “Papa Gjon Pali i II”, duke drejtuar mjetin tip “Volksvaken Pasat”, me targë AA 881 JL, ka aksidentuar me pasojë vdekjen në vend, shtetasin M. N. 50 vjeç., banues në Tiranë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

martin nika aksident