TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Forcat e policisë janë vënë në alarm mëngjesin e sotëm pasi janë njoftuar nga banorët për një granatë në Kombinat.
Granata është pikasur nga banorët pranë një lokali në rrugën “Çabej” në Kombinat.
Ata kanë njoftuar policinë e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën. Mësohet se granata ka qenë e pashpërthyer dhe e lidhur me një mekanizëm.
Priten forcat xheniere për të bërë shpërthimin e kontrolluar ose çaktivizimin e granatës.
Njoftimi paraprak i policisë: Më datë 25.05.2018, rreth orës 08:15, jemi njoftuar se në Kombinat, anës një lulishteje në një vazo është gjendur një granatë.
Në vend kanë shkuar shërbimet dhe po kryejnë veprimet.