AKTUALITET, 25 Maj 2018, 09:30

Durrës, ndalohen autorët e grabitjes së prokurorisë

Durrës, ndalohen autorët e grabitjes së prokurorisë

Policia e Durrësit ka ndaluar dy autorët e dyshuar të vjedhjes së zyrave të prokurorisë së këtij qyteti.

Të ndaluarit janë Artur Isa (49 vjeç), banues në Sukth i Ri Durrës dhe Besnik Bushi (54 vjeç), banues në Durrrës, të dy me precedentë penalë të mëparshëm.

Ata dyshohet se kanë hyrë në zyrat e prokurorisë dhe kanë vjedhur, dëmtuar dokumentet dhe kanë ndërhyrë në sistemin kompjuterik.

Gjithashtu, është ndaluar edhe roja private i institucionit për shpërdorim detyre, 56-vjeçari Nias Lena.