TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ka deklaruar se nëse audio përgjimi i publikuar nga Partia Demokratike, për vëllanë e ministrit të brendshëm, Agron Xhafaj, rezulton të jetë një manipulim, atëherë kjo do të jetë një goditje e rëndë jo vetëm për PD-në por edhe për opozitarizimin në vend. Sipas Bushatit, kjo do të shpëlante Edi Ramën nga shumë mëkate. Nga ana tjetër, Bushati thotë se qeveria ka barrën e provës në këtë rast dhe se e vetmja mënyrë që ajo të shfajsohet do të jetë, një raport i një agjensie si FBI.
"Besoj se mund të jetë i manipuluar pot tha FBI. Të thotë e manipuluar dhe jo të thotë me kaq sa më kanë sjellë nuk kam përgjigje. PD-në e dërrmon por për të gjithë opozitarizminështë një lloj goditje, sepse do ta lante Edi Ramën edhe për disa gjëra që është vërtetuar se Edi Rama është deri në fyt me trafikun e drogës. Por, nëse pala tjetër nuk arrin të japë një dokument bindës që ky është i manipuluar, mbetet fajtore", u shpreh Bushati.
/TPZ.AL/